Presidenti Erdoğan priti në takim kryeministrin libian Dbeibeh

Takimi në Pallatin Vahdettin u realizua prapa dyerve të mbyllura dhe zgjati 1 orë e gjysmë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, priti në një takim në Stamboll kryeministrin e Libisë, Abdul Hamid Dbeibeh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Takimi në Pallatin Vahdettin u realizua prapa dyerve të mbyllura dhe zgjati 1 orë e gjysmë.

Turqia dhe Libia kanë zhvilluar lidhje të ngushta në vitet e fundit, veçanërisht pas nënshkrimit të pakteve të sigurisë dhe kufirit detar në nëntor 2019 dhe ndihmës së Turqisë për qeverinë legjitime Libiane kundër revoltës puçiste.

Kategoritë
BotaLajme