Presidenti Erdoğan takon homologun nga Maqedonia e Veriut, Pendarovski

Takimi ishte i mbyllur për mediat dhe zgjati rreth 40 minuta

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u takua me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi, i cili u zhvillua në një hotel në Antalya ku po qëndronte presidenti Erdoğan, ishte i mbyllur për mediat dhe zgjati rreth 40 minuta.

Ndryshe, në kuadër të kryesimit të Turqisë, në Antalya po mbahet takimi i krerëve të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Kategoritë
LajmeRajoni