Presidenti Erdoğan uron Maqedoninë e Veriut me rastin e Ditës së Pavarësisë

“Ia uroj përvjetorin e pavarësisë Republikës së Maqedonisë së Veriut, vend me të cilin ne kemi lidhje vëllazërore historike. I uroj paqe dhe prosperitet gjithë popullit të Maqedonisë së Veriut”, është shprehur Erdoğan.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka shprehur urime me rastin e 30-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Ia uroj përvjetorin e pavarësisë Republikës së Maqedonisë së Veriut, vend me të cilin ne kemi lidhje vëllazërore historike. I uroj paqe dhe prosperitet gjithë popullit të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Erdoğan në llogarinë e tij në Twitter.

Kategoritë
BotaLajme