Presidenti Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij bjellorus

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij bjellorus Alexander Lukashenko diskutuan çështje rajonale dhe vlerësuan mënyrat për të përmirësuar marrëdhëniet midis dy vendeve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e tij bjellorus Alexander Lukashenko, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç bëjnë të ditur përmes një deklarate nga Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë, presidenti Erdoğan dhe Lukashenko diskutuan çështje rajonale.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se bashkëbiseduesit gjithashtu vlerësuan mënyrat për të përmirësuar marrëdhëniet midis Turqisë dhe Bjellorusisë.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet