Presidenti Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me homologun amerikan Biden
Presidenti Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me homologun amerikan Biden.
Në telefonatën Erdoğan-Biden janë diskutuar zhvillimet rajonale, përfshirë ofensivën e Rusisë në Ukrainë, si dhe raportet Turqi-SHBA.
Presidenti Erdogan i përcolli Biden-it se është e rëndësishme që Turqia të jetë në një pozicion lehtësues në kërkimin e një zgjidhjeje, në rast se kriza thellohet edhe më shumë.
Në telefonatën e tij me Biden-in, Erdoğan ka theksuar se madje organizimi i takimit të ministrave të jashtëm Turqi-Rusi-Ukrainë në Antalya është një fitore diplomatike në vetvete.
Erdoğan i ka thënë presidentit amerikan Biden se ka kohë që ka ardhur momenti për të hequr të gjitha sanksionet e padrejta kundër Turqisë në fushën e industrisë së mbrojtjes.