Presidenti francez zbulon planin 30 miliardë dollarësh në investimet e gjelbra

Ai tha se objektivi i planit është t’u përgjigjet sfidave kyçe të ndryshimeve klimatike dhe demografike, krizës shëndetësore dhe të shmangë rënien ekonomike të vendit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë të ditur se për të ringjallur ekonominë e vendit të tij do të investohet miliarda dollarë në teknologjitë inovative dhe të gjelbra në sektorët e energjisë bërthamore, automobilistik dhe të biomjekësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Macron zbuloi planin e investimeve ‘Franca2030’ në Pallatin Elysee së bashku me kryeministrin Jean Castex, parlamentarë, studentë, studiues dhe sipërmarrës.

Ai tha se objektivi i planit është t’u përgjigjet sfidave kyçe të ndryshimeve klimatike dhe demografike, krizës shëndetësore dhe të shmangë rënien ekonomike të vendit.

“Franca përsëri do të bëhet një komb i madh që zgjedh fatin e tij dhe që sjell kontributin e tij në botë për të jetuar më mirë përballë këtyre sfidave”, tha ai.

Investimet përfshijnë 8 miliardë euro (9.2 miliardë dollarë) në sektorin e energjisë bërthamore, 7.5 miliardë euro (8.6 miliardë dollarë) në sektorin e shëndetësisë për të zhvilluar të paktën 20 biomjekësi kundër sëmundjeve të shfaqura, 6 miliardë euro (6.9 miliardë dollarë) për komponentët elektrike për të adresuar mungesën e gjysmë-përçuesve, si dhe 2 miliardë euro (2.3 miliardë dollarë) në bujqësi.

Macron tha se një strategjitë kryesore është të ri-zbulojë sektorin bërthamor dhe të mundësojë që vendi të bëhet një “lider i gjelbër i hidrogjenit”.

Franca është mjaft e varur nga energjia bërthamore për prodhimin e energjisë elektrike dhe është përgjegjësi për synimet e energjisë së rinovueshme të ulët në Evropë.

Macron tha se shumica e fondeve do të përdoren për de-karbonizimin e industrisë bërthamore, si dhe për zhvillimin e të paktën dy fabrikave të elektrolizator​​​​​​​ëve dhe reaktorëve bërthamorë në shkallë të vogël me menaxhim më të mirë të mbeturinave.

Ai shtoi se inovacioni i gjelbër po ashtu do të jetë shtysë në industrinë e automobilave në Francë dhe se deri në vitin 2030 pothuajse 2 milionë automjete elektrike dhe hibride do të prodhohen në vend.

Në sektorin e bujqësisë, tha ai, fokusi do të jetë në inovacionet digjitale, robotike dhe gjenetike për të përmirësuar produktivitetin dhe për të ndërtuar një “bujqësi që është në përputhje me kërkesat mjedisore”.

Gjatë dekadës së ardhshme, 2.5 miliardë euro (2.9 miliardë dollarë) do të ndahen për “trajnimin e talenteve” në sektorë të rinj dhe të avancuar.

Kategoritë
BotaLajme