Presidenti i Gjermanisë infektohet me koronavirus

Nga zyra e presidentit gjerman njoftojnë se rezultatet e testit PCR të presidentit gjerman Steinmeier dhe gruas së tij Elke Buedenbender kanë qenë pozitive dhe ata po përjetojnë simptoma të lehta.

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Nga zyra e tij njoftojnë se rezultatet e testit PCR të presidentit gjerman Steinmeier dhe gruas së tij Elke Buedenbender kanë qenë pozitive dhe ata po përjetojnë simptoma të lehta.

“Presidenti dhe gruaja e tij shkuan menjëherë në izolim. Të gjitha kontaktet e ngushta janë të informuara”, thuhet në njoftim.

Gjermania po përjeton një rritje të rasteve të koronavirusit javët e fundit për shkak të përhapjes së nënvariantit të Omicron-it, BA.2, që është gjithashtu shumë ngjitës.

Instituti Robert Koch, agjencia e kontrollit të sëmundjeve të vendit, sot konfirmoi 222.080 raste të reja me COVID-19 dhe 264 raste të vdekjeve të lidhura me virusin.

Pavarësisht rritjes së infeksioneve të reja, shumica e rasteve të reja kanë qenë të lehta deri më tani, duke mos qenë e nevojshme shtrimi në spital.

Kategoritë
BotaLajme