Presidenti i Izraelit fillon kontaktet në Ankara

Udhëheqësit turq dhe izraelitë do të diskutojnë gjendjen dhe perspektivat e marrëdhënieve dypalëshe.

Presidenti izraelit Isak Herzog ndodhet në Turqi për një vizitë zyrtare…

Herzog dhe bashkëshortja e tij Michal Herzog zbritën në aeroportin “Esenboğa” të kryeqytetit Ankara për vizitën e parë të nivelit të lartë nga Izraeli në Turqi që nga viti 2008.

Programin e tij dyditor në Turqi Herzog e nisi me një vizitë në Anitkabir (mauzoleu ku prehet Ataturku, themeluesi i Republikës së Turqisë).

Pastaj ai u prit me një ceremoni zyrtare nga presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në Kompleksin Presidencial.

Erdogan dhe Herzog hynë brenda për takimin kokë më kokë dhe mes delegacioneve. Më pas ata do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi.

Pastaj Herzog do të marrë pjesë në darkën zyrtare që Erdoan do të shtrojë për nder të tij. Nesër ai do të kalojë në Stamboll, ku do të takohet me anëtarë të komunitetit hebre.

Ankaraja priti të mërkurën me një ceremoni zyrtare presidentin izraelit Isak Herzog.

Kategoritë
BotaLajme