Presidenti i Serbisë merr dozën e parë të vaksinës kineze

Vuçiç ka marrë vaksinën kineze Sinopharm dhe ftoi edhe qytetarët e tjerë për t’u vaksinuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Vuçiç ka marrë vaksinën kineze Sinopharm dhe ftoi edhe qytetarët e tjerë për t’u vaksinuar.

“Vaksina është jetë. I lus të gjithë njerëzit të vaksinohen. Morëm një kontingjent të ri vaksinash nga Kina, sot do të marrim 106.000 vaksina nga Pfizer. Ne kemi vaksinat dhe duhet të përpiqemi të shpëtojmë jetën e njerëzve, sepse ne tashmë kemi humbur shumë jetë ”, tha ai.

Presidenti i Serbisë gjithashtu kujtoi se nga sot, vaksinimi është i mundur në 170 qendra shëndetësore pa regjistrim.​​​​​​​

Kategoritë
LajmeRajoni