Presidenti kinez thekson zgjidhjen diplomatike të krizës Rusi-Ukrainë në bisedën me presidentin francez

Xi po ashtu theksoi se ringjallja e bisedimeve të formatit të Normandisë midis Ukrainës, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë do të ishte mënyra e duhur për të de-përshkallëzuar tensionet

Presidenti kinez, Xi Jinping, ka theksuar zgjidhjen diplomatike për krizën Rusi-Ukrainë gjatë një bisede me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Televizionit Qendror Kinez (CCTV), presidenti kinez i tha presidentin francez se palët duhet të kërkojnë një zgjidhje përmes bisedimeve.

Xi po ashtu theksoi se ringjallja e bisedimeve të formatit të Normandisë midis Ukrainës, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë do të ishte mënyra e duhur për të de-përshkallëzuar tensionet.

Kina deri më tani është përmbajtur nga komentimi i ngritjes ushtarake të Rusisë në kufirin me Ukrainën.

Kategoritë
BotaLajme