Presidenti kroat: Beogradi po bën lojë dhe pret që rusët të hyjnë në Kiev

Duke folur për sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore kundër Rusisë pas ndërhyrjes në Ukrainë, Milanoviç tha se këto janë sanksionet më të rrepta deri më tani, por tha se sanksionet nuk mund të ndalojnë avancimin e ushtrisë.

Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç, në një adresim të tij sërish ka dënuar “agresionin e Rusisë në Ukrainë”, por porositi se “Ukraina nuk duhet të lejohet të anëtarësohet në NATO” dhe vlerësoi se nuk ka frikë nga përhapja e luftës në Ballkanin Perëndimor.

Duke folur për sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore kundër Rusisë pas ndërhyrjes në Ukrainë, Milanoviç tha se këto janë sanksionet më të rrepta deri më tani, por tha se sanksionet nuk mund të ndalojnë avancimin e ushtrisë.

“I kemi përkrahur, nuk ka zgjidhje tjetër. Ishin të nevojshme dhe të arsyetuara, por fatkeqësisht nuk funksionojnë”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët, ai përsëriti qëndrimin e tij të mëparshëm se nuk dëshiron që ushtarët kroatë të shkojnë në Ukrainë, duke theksuar se nuk është detyrë e tyre, por se ka një qëndrim tjetër për dërgimin e ushtarëve në shtetet baltike, sepse ato janë anëtarë të NATO-s, dhe vlerësoi se këto vende nuk janë të rrezikuara deri më tani.

“Asgjë nuk e justifikon agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës. Është agresion, ushtria ruse po hyn në Kiev”, tha presidenti kroat.

Ai njoftoi pjesëmarrjen e tij në samitin e sotëm të NATO-s me një qëndrim zyrtar që ia ka kumtuar më parë publikut, në të cilin dënoi pa mëdyshje ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë, por tha se nuk është serioze që samiti i NATO-s të thirrej me telefon dhe video-konferencë në një situatë kaq të rëndësishme.

Ai kritikoi politikën e Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor dhe tha se Gjeorgjisë nuk duhet t’i jepet perspektiva për t’u anëtarësuar në BE, duke qenë se “Perëndimi ka premtuar dhe vonuar vazhdimisht Tiranën, Podgoricën dhe Sarajevën dhe ato vende ose nuk kanë hapur asnjë kapitulli ose vetëm disa”.

“Përfshirja e Gjeorgjisë në këtë është aventureske. Gjeorgjia është një shtet Kaukazian, duhet të ketë statusin më të mirë të mundshëm, por edhe marrëdhënie të mira dhe të rregullta me Rusinë, kushdo që ishte në pushtet atje. Kriteret duhet të jenë të rrepta. NATO duhet të jetë klub ekskluziv, vetëm me ftesë, më i miri, jo dera e hapur”, tha ai.

“Do të jemi solidarë me ukrainasit sa të mundemi”, tha ai.

Duke komentuar spekulimet për zgjerimin e mundshëm të konfliktit në rajon, Milanoviç tha se Serbia aktualisht është në “zjarr” dhe se Beogradi “po bën një lojë dhe po pret që rusët të hyjnë në Kiev”.

“Nuk mund të të sulmoj kështu. Me çka do ta sulmojë Kosovën? Me çka? Me pistoleta uji? Nëse mendohet për Dodikun, me çfarë, me çfarë municionesh dhe parash dhe me mbështetjen logjistike të kujt? Epo, avionët rusë nuk mund të fluturojnë mbi territorin e anëtarëve të NATO-s, ata nuk mund të arrijnë në këtë zonë përmes Rumanisë dhe Bullgarisë”, tha Milanoviç.

Ai shtoi se aktualisht i sheh të gjitha këto entitete si shumë të dobëta dhe se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është në një pozitë të pamundur që nëse e njeh Donbasin, do të duhej ta njohë Kosovën.

Milanoviç tha se Kroacia, nëse do të jetë e nevojshme, sigurisht që do të pranojë një numër të caktuar refugjatësh nga Ukraina.

Kategoritë
LajmeRajoni