Presidenti libanez akuzon Izraelin për “ngritjen e tensioneve”

Presidenti Aoun theksoi se është e pashmangshme paraqitja e një ankese në Kombet e Bashkuara (OKB) në mënyrë që të pengojë Izraelin dhe të ndalojë sulmet e tij vazhdueshme ndaj Libanit

Presidenti libanez, Michel Aoun, ka deklaruar se sulmet ajrore të Izraelit në jug të vendit të tij për herë të parë që nga viti 2006, synojnë të rrisin tensionin në rajon, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate me shkrim nga Presidenca e Libanit, Aoun tha se “Izraeli me sulme ajrore ka vënë në shënjestër fshatrat në jug të Libanit për herë të parë që nga viti 2006”.

Duke argumentuar se kjo “nënkupton synime armiqësore për të rritur tensionet” në përputhje me kërcënimet e vazhdueshme ndaj Libanit dhe sovranitetit të saj, Aoun theksoi se është e pashmangshme paraqitja e një ankese në Kombet e Bashkuara (OKB) në mënyrë që të pengojë Izraelin dhe të ndalojë sulmet e tij të vazhdueshme ndaj Libanit.

Duke theksuar se sulmet në fjalë kërcënojnë drejtpërdrejtë sigurinë dhe stabilitetin në jug të Libanit, presidenti Aoun deklaroi se ngjarjet gjithashtu përbëjnë një shkelje të qartë të Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB -së.

Tensionet në kufirin Izrael-Liban

Ushtria izraelite më 4 gusht njoftoi se 3 raketa u lëshuan nga Libani në veri të vendit, dy prej të cilave ranë në zona të hapura në Izrael dhe tjetra në territorin libanez.

Si përgjigje, gjatë natës ushtria izraelite gjuajti me artileri në anën libaneze dhe kreu edhe sulme ajrore në zonat rurale në jug të Libanit.

Task Forca e Përkohshme e OKB-së për Libanin (UNIFIL) bëri thirrje për “uljen e tensionit” në kufirin Liban-Izrael, ku tensionet u rritën pas raketave të lëshuara nga Libani drejt Izraelit dhe me kundërpërgjigjen e Tel Avivit ndaj Libanit.

Pas lëshimit të raketave në veri nga ushtria libaneze, Izraeli lëshoi 92 predha artilerie në shënjestër të ushtrisë libaneze dhe gjuajti në 6 objektiva.

Kategoritë
BotaLajme