Presidenti palestinez pranon letër për zhvillimet aktuale nga presidenti amerikan

Letra është angazhimi i parë zyrtar i njoftuar midis dy palëve që kur Biden mori detyrën në muajin janar

Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, ka marrë një letër nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në lidhje me “zhvillimet e fundit politike, situatën aktuale dhe marrëdhëniet dypalëshe” midis dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, të paktën 28 palestinezë janë vrarë në sulmet e vazhdueshme izraelite në Gaza, si dhe mbi 150 të tjerë janë plagosur në të gjithë Rripin e Gazës.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve ‘WAFA’, letra është angazhimi i parë zyrtar i njoftuar midis dy palëve që kur Biden mori detyrën në muajin janar.

SHBA në muajin prill njoftoi rifillimin e ndihmës financiare për Palestinën që u pezullua nga administrata e ish-presidentit Donald Trump, i cili gjatë mandatit të tij gradualisht shkurtoi pothuajse të gjitha ndihmat e drejtuara nga SHBA në Palestinë.

Media izraelite njoftoi se presidenti Abbas në muajin mars refuzoi një thirrje nga sekretari i shtetit amerikan, Antony Blinken, sepse thirrja është kundër protokollit tradicional pasi presidenti i ri i SHBA-së duhet ta realizojë thirrjen e parë.

Kategoritë
BotaLajme