Presidenti turk i uron shërim të shpejtë Papa Françeskut

“Në emrin tim dhe të kombit tim, ju uroj shërim të shpejtë gjatë rimëkëmbjes tuaj, në mënyrë që të mund të rigjeni shëndetin tuaj sa më parë me rastin e operacionit tuaj për të cilin mësova se ishte i suksesshëm”, tha Erdoğan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i ka uruar shërim të shpejtë Papa Françeskut pas operacionit të tij për stenozë divertikulare simptomatike të zorrës së trashës, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në emrin tim dhe të kombit tim, ju uroj shërim të shpejtë gjatë rimëkëmbjes tuaj, në mënyrë që të mund të rigjeni shëndetin tuaj sa më parë me rastin e operacionit tuaj për të cilin mësova se ishte i suksesshëm”, tha Erdoğan në mesazhin e tij të njoftuar nga Drejtoria Turke e Komunikimit.

Papa Françesku, 84-vjeçar, u shtrua në poliklinikën ‘A. Gemelli’, një spital katolik në Romë, dhe iu nënshtrua operacionit të planifikuar, i cili sipas një zëdhënësi të Vatikanit, kaloi mirë.

Vatikani nuk dha informacion në lidhje me operacionin dhe sa kohë do të qëndrojë Papa Françesku në spital.

Kategoritë
BotaLajme