Presidentja e Komisionit Evropian fillon vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, von der Leyen u prit nga zv/kryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, pas çka u drejtua për në qeveri ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin Zaev

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Shkup për një vizitë zyrtare, ku është pritur në godinën e qeverisë nga kryeministri i vendit, Zoran Zaev, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, von der Leyen u prit nga zv/kryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, pas çka u drejtua për në qeveri ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin Zaev.

Sipas agjendës së parashikuar, von der Leyen dhe Zaev do të vizitojnë Qendrën Kulturore Rinore në Shkup, ku do të priten nga drejtori i kësaj qendre, Ruso Arsov.

Pas takimeve të planifikuara, kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe presidentja e Komisionit Evropian do të adresohen në një konferencë të përbashkët për media.

Më herët gjatë ditës, von der Leyen ishte në Tiranë ku takoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pas çka në një konferencë të përbashkët për media deklaroi se jep mbështetje të plotë për fillimin e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian (BE).

Kategoritë
LajmeRajoni