Presidentja Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë, Christoph Weidinger me të cilin u diskutuan çështje të interesit të dyanshëm, përfshirë nxitjen e investimeve austriake në Kosovë, bashkëpunimin në fushën e arsimit, në projekte, investime potenciale, bujqësi etj.

Ajo ka falënderuar Austrinë për mbështetjen ndaj Kosovës në faza të ndryshme historike.

Në takim është biseduar edhe për zhvillimet e përgjithshme në vend, duke përfshirë përgatitjet e Kosovës për sistemimin e qytetarëve nga Afganistani në kuadër të Programit të Posaçëm të Vizave për Migrim të SHBA-ve sikurse edhe procesin e dialogut me Serbinë.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e hapur për t`i strehuar qytetarët e Afganistanit, teksa për procesin e dialogut me Serbinë ka përsëritur qëndrimin se ai duhet të rezultojë me marrëveshje të detyrueshme, e cila e siguron njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

Kategoritë
LajmeVendi