Presidentja Osmani pret në takim ndihmësen e Blinkenit Donfried dhe Escobar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka pritur në takim ndihmës-sekretaren e Shtetit Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen E. Donfried, dhe zëvendës-ndihmësin e sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar.

Pas takimit, Presidentja Osmani dhe Dr. Donfried do të deklarohen për media.

Ndërsa, takimi i delagacionit të Departamentit të Shtetit me kryeministrin Albin Kurti do të zhvillohet në orën 18:00.

Kategoritë
LajmeVendi