Presidentja s’e dekreton Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit, pa konsultime

Zyra e Presidentes, të premten e 8 prillit, e ka pranuar propozimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës për emërimin e Blerim Isufajt si Kryeprokuror të Shtetit.

Këtë e ka konfirmuar për këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina.

Zyra e Presidentes ka konfirmuar se, duke e ditur rëndësinë e këtij procesi, po shqyrton dhe analizon dokumentacionin e pranuar, si dhe të gjitha faktet dhe rrethanat që lidhen me këtë proces.

“Presidentja është në komunikim me palët e interesit dhe në ditët ne vijim do të takohet me përfaqësuesit e organizatave që kanë monitoruar procesin e përzgjedhjes se Kryeprokurorit për të dëgjuar vërejtjet e tyre mbi mbarëvajtjen e këtij procesi”.

E para e shtetit, Vjosa Osmani, ka theksuar se kandidati i propozuar duhet të jetë me integritet, njofton Klankosova.tv.

“Presidentja nënvizon se procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit duhet të jetë kredibil dhe me integritet të plotë për të siguruar që besimi i qytetarëve ndaj Prokurorisë se Shtetit nuk dëmtohet. Po ashtu, Presidentja ka theksuar se kandidati i propozuar duhet të plotësoj gjitha kërkesat ligjore, duke përfshirë edhe atë të integritetit. Për veprimet e mëtutjeshme, mediat dhe opinioni publik do të njoftohet me kohë”.

Procesi i përzgjedhjes së Blerim Isufajt për këtë post është përcjellë me reagime të ashpra nga organizatat që e kanë monitoruar këtë proces, përfshirë edhe ambasadorët e vendeve të Quint-it.

Kategoritë
LajmeVendi