Presidentja Vjosa Osmani, udhëtoi zyrtarisht për në New York

Në margjina të sesionit të 76-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara (UNGA) në New York, presidentja Osmani do të ketë një sërë takimesh me delegacione të disa shteteve pjesëmarrëse, presidentë, kryeministra dhe ministra të jashtëm.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar edhe nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka udhëtuar për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Siç njofton Zyra e Presidentit të Kosovës, në margjina të sesionit të 76-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara (UNGA) në New York, presidentja Osmani do të ketë një sërë takimesh me delegacione të disa shteteve pjesëmarrëse, presidentë, kryeministra dhe ministra të jashtëm.

Presidentja kosovare po ashtu pritet të ketë takim edhe me mërgatën shqiptare në Amerikë, si dhe me figura politike që kanë mbështetur rrugën e Kosovës për pavarësi dhe shtetndërtim.

Ndërkaq, në Universitetin Columbia të SHBA-së, Osmani do ta mbajë një ligjëratë dhe diskutim.

Sipas njoftimit nga presidenca, këto takime do të jenë në funksion të përpjekjes për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi