Pretendohet se ushtarët rusë kanë biseduar në radio-marrëse për mizorinë në Bucha

Revista vë në dukje se BND ka regjistruar komunikimet në radio-marrëse të ushtarëve rusë dhe pretendon se një ushtar i ka thënë një ushtari tjetër se ka qëlluar një person me biçikletë në Bucha.

Revista gjermane “Der Spiegel” ka shkruar se ushtarët rusë kanë biseduar me njëri-tjetrin në mesazhet e radio marrësve mizorinë ndaj civilëve në qytetin Bucha në rajonin e kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.

Në lajmin e saj të cilin e bazon në Agjencinë e Inteligjencës së Jashtme Gjermane (BND), revista vë në dukje se BND ka regjistruar komunikimet në radio marrëse të ushtarëve rusë dhe ka pretenduar se një ushtar i ka thënë një ushtari tjetër se ka qëlluar një person me biçikletë në Bucha.

Ndërsa në një regjistrim tjetër mbrohet ideja se një person ka thënë: “Fillimisht merrni në pyetje ushtarët, më pas qëlloni ata”.

Theksohet se regjistrimet e BND tregojnë se mizoritë në Bucha nuk janë as të rastësishme dhe as veprime individuale të ushtarëve të dalë jashtë kontrollit.

Në regjistrimet e radio-marrësve thuhet se ushtarët kanë biseduar rreth mizorisë dhe jetës së përditshme.

Në lajm tërhiqet vëmendja se bisedat e ushtarëve rusë përputhen me fotografitë e shkrepura në Bucha.

Kategoritë
BotaLajme