Prifti katolik që gjatë luftës në Kosovë u binte këmbanave për t’ua kujtuar muslimanëve kohën e iftarit

Prifti Katolik, Don Kelmend Spaqi, famullitar në Kishën e “Shën Andout” në Gllogjan, gjatë kohës se luftës se vitit 1998-98, rrahu këmbanat për tu treguar myslimaneve të strehuar në familjet e fshatrave Gllogjan, Nepole, Llugagji e deri ku jehonin tingujt se është koha e iftarit për ata që kanë agjëruar në muajin e shenjtë të “Ramazanit”, shkruan Gazeta Metro.

Në atë kohë në Gllogjan të Pejës dhe në fshatrat tjera për rreth ishin të vendosura familje të shumta të besimit mysliman, ku në rrethanat e momentit kishin gjetur strehim të vëllezërit e tyre katolik. Ishte muaj i ramazanit dhe në shenje të harmonisë ndërvëllazërore dhe të respektimit të besimit, thuhet se në Kishën e Gllogjanit binte kambana për të përkujtuar kohën e vakteve.

Në ditën e festes së Pashkëve ku në Gllogjan ishin të grumbulluar mijëra njerëz, popullatë civile , komandanti serb me gishtin në këmbëzën e automatikut, do t’i drejtohet Kelmendit Spaqit: M’i ndaj myslimanet në njërën anë e katoliket ne anën tjetër!

Ndërsa Don Kelmend Spaqi me urtin e priftit dhe me virtytin e guximit iu përgjigj komandantit serb: Këtu nuk ka mysliman e katolik, këtu gjithë janë shqiptare të pafajshëm në vendin e tyre. Para se të veproni kështu me vrisni mu, pastaj motrat e nderit, dhe atëherë realizoni planin tuaj kriminal.

Kategoritë
LajmeVendi