Prishtina e ndal me barazim Gjilanin

Skuadra e Gjilanit e cila është në luftë direkte për titull ka bërë një hap fals në këtë drejtim.

Dy gola të vonshëm të realizuar nga Otto John dhe Krasniqi ia kanë siguruar një pikë shumë të rëndësishme në xhiron e 22-të.

Kampioni aktual u ballafaqua me Gjilanin të dielën dhe ishin në disavantazh prej dy golash pasi mysafirët realizuan përmes Prekazit dhe Prognit, po në fund ia dolën që ta përmbysin këtë rezultat.

Në ndeshjen tjetër, Dukagjini triumfoi ndaj Feronikelit me reuzltat 3-0, kurse Ulpiana e ka mposhtur Drenicën me rezultat 3-1.

Kategoritë
Sport