Prishtina merr fitoren e dytë radhazi – triumfon ndaj Ulpianës

Prishtina ka arkëtuar pikët e plota si vendas duke mposhtur Ulpianën në kuadër të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës.

“Bardhëkaltërit” fituan me rezultat komod 2:0.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi pasi asnjëra skuadër nuk i konkretizoi aksionet e shumta.

Ulpiana ishte më kërkuese dhe rrezikoi disa herë, por që nuk ia dolën t’i finalizojnë aksionet.

Ndërkohë, në 45 minutëshin e dytë, Prishtina shënoi dy herë brenda dy minutave për t’i arkëtuar pikët e plota.

Ishte Zyba që realizoi një eurogol nga distanca për t’i dhënë epërsinë Prishtinës (51′).

Ndërsa, dy minuta më vonë, Mankenda me një gol nga afërsia vulosi fitoren (53′).

Me këtë fitore, Prishtina ngritët në pozitën e pestë me 32 pikë, derisa Ulpiana qëndron në pozitën e parafundit me 23 sosh./Lajmi.net/

Kategoritë
Sport