Prishtinë, ministri turk i Arsimit Özer pritet në takim nga homologia kosovare Nagavci

Gjatë ditës së sotme, ministri turk Özer, pritet të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Qeverinë e Kosovës.

Ministri i Arsimit i Turqisë, Mahmut Özer, është pritur sot në takim zyrtar nga ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) të Kosovës, Arbërie Nagavci në Prishtinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri turk Özer, përpos stafit të tij, ka qenë i shoqëruar edhe nga ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar, ministri i Zhvillimit Rajonal dhe kreu i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka dhe deputetë të KDTP-së.

Ndërkaq, ministrja Nagavci në takimin dypalësh i cili ishte i mbyllur për media dhe zgjati për rreth gjysmë ore në godinën e ministrisë, ka qenë e shoqëruar nga zv/ministri Dukagjin Pupovci dhe anëtarë të kabinetit të saj.

Gjatë ditës së sotme, ministri turk Özer, pritet të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Qeverinë e Kosovës.

Ministri turk i Arsimit, Özer, i cili po qëndron sot në Prishtinë në kuadër të një vizite dyditore, dje ka zhvilluar takime në Prizren dhe Mamushë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi