“Pritje e ngrohtë”, Vuçiq me fotografi e njoftime për takimin e tij me Scholz

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka publikuar fotografi nga takimi i tij me kancelarin gjerman, Olaf Scholz duke thënë se ka qenë një “pritje e ngrohtë”.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka ndarë pamje nga takimi i tij me Scholz, me mbishkrim falënderues për pritjen që iu bë, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu Vuçiq nëpërmjet një njoftimi ka thënë se ka folur me Scholz për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin ekonomik, situatën në rajon dhe krizën në Ukrainë.

Në një postim të mëhershëm në Facebook, Vuçiq kishte thënë se Gjermania është partneri më i madh ekonomik i Serbisë dhe një prej partnerëve kyç politik.

“Do të luftoj për interesin e Serbisë tonë dhe marrëdhënie edhe më të afërta me Berlinin”, kishte shkruar Vuçiq.

Kategoritë
LajmeRajoni