Prizrenasja që morri vaksinën anticovid: Ndjehem e lumtur dhe e privilegjuar që jam ndër të parat

Afro 300 mijë punonjës shëndetësorë janë vaksinuar kundër COVID-19 në Turqi deri më tani, përveq punonjësve shëndetësorë në këtë listë janë edhe studentët të cilët janë duke vazhduar studimet në drejtimet e shëndetësisë tek universitetet e Turiqsë,shkruan Gazeta e Re

Pas vaksinimit të presidentit Erdoğan u prononcua para gazetarëve, ku bëri të ditur se afro 300 mijë punonjës shëndetësorë janë vaksinuar kundër COVID-19 në Turqi deri më tani.

Ndryshe, studentja nga Prizreni, Anila Rogova, e cila po vijon studimet në universitetin “Kocaeli” në drejtimin e stomatologjisë është ndër të parat që morri vaksinën SinoVac.

Ajo për redaksinë tonë ka thënë se deri sa qëndronte në Kosovë ka pranuar ftesë nga universiteti për tu vaksinuar dhe ka udhëtuar në Turqi

“ Pasi që ligjeratat në universitete janë duke u mbajtur në mënyrë virtuale unë u ktheva në Kosovë por pasi që e pranova ftesën nga universiteti për tu vaksinuar udhëtova përsëri në Turqi “ tha ajo.

Rogova pas marrjes së vaksinës nuk ka hasur në efekte anësore dhe ndjehet e lumtur se është ndër të parat

“ Natyrisht që shumë njerëz kanë hezitime për vaksinat anticovid por unë ndjehem e lumtur që jam ndër të parat dhe dua të them se nuk kam hasur në ndonjë efekt anësore pas marrjes së vaksinës“  shtoi ajo.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, Turqia ka 1,1 milion punonjës shëndetësorë të cilët do të vaksinohen brenda një muaji. Dy doza të vaksinës do të administrohen me 28 ditë diferencë.

Grupi i parë i tre milionë dozave të vaksinës të porositura nga SinoVac Biotech nga Kina mbërriti në Turqi më 30 dhjetor./Gazetaere

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet