“Prizreni lulëzon me Mytën”, në prag të sezonit të verës Haskuka zbukuron Prizrenin me lule

Rrugët dhe lagjet e qytetit të Prizrenit janë zbukuruar me mbjelljen e luleve dekoruese

Duke pasur parasysh rëndësinë e ambinetit që ka për qytetarët mbjellja e luleve nga organet komunale nëpër hapësirat e shumta tanimë ka kaluar në praktikë të mirëfilltë.

“Përderisa jemi në prag të sezonit të verës, në kuadër të Drejtorisë së Sherbimeve Publike (DSHP), është bërë mbjellja e dhjetra llojeve të luleve dhe bimëve në pjesë të ndryshme komunës së Prizrenit, të cilët i japin qytetit tonë një pamje edhe më të bukur”  tha Haskuka

Në kuadër të këtij projekti, mbjellja e luleve është bërë në këto lagje të qytetit:
– Sheshi Shatërvan,
– Rruga Tirana,
– Rruga e Kukësit,
– Rruga për në Suharekë,
– Rruga Wesley Clark,
– Rruga Tahir Sinani,
– Rruga William Walker,

– Rruga Joni, ndërkaq aktualisht po vazhdojnë punimet për mbjelljen e luleve edhe në rrugët tjera të qytetit.
Uroj që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos i dëmtojnë ato.

Kategoritë
LajmeVendi