Procedohet në Qeveri projektligji për themelimin e Gjykatës Komerciale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka  bërë të ditur se sot është proceduar në Qeveri projektligji për themelimin e Gjykatës Komerciale.

Ajo ka thënë se projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale, si një mekanizëm i veçantë, i hap rrugë investimeve nga bashkëatdhetarët tanë dhe investimeve të huaja në Kosovë.

Shkrimi i saj i plotë:

Në përputhje me zotime tona, sot e proceduam në Qeveri, projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale, si një mekanizëm i veçantë, i cili i hap rrugë investimeve nga bashkëatdhetarët tanë dhe investimeve të huaja në Kosovë.

Falenderoj gjithë anëtarët e grupit punues për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë gjatë këtyre ditëve!

Kategoritë
LajmeVendi