Propozohet hapja e drejtimit për Ballkanistikë në Universitetin e Prishtinës

Në vizitën e ambasadorit të OSBE-së Michel Davenport në kabinetin e zëvendëskryeministres Emilija Redžepi është biseduar për prioritetet e qeverisë lidhur me qëllimet e mandatit të këtij institucioni ndërkombëtar.

Për çështjen e sigurisë së komuniteteve pakicë, zëvendëskryeministrja ka theksuar sulmet gjithnjë e më të shpeshta ndaj fëmijëve të komunitetit boshnjak në Prizren, pastaj ka theksuar mungesën e çfarëdo reagimi të strukturave kompetente në institucionet komunale kompetente të arsimit por edhe në institucionet e tjera publike.

Ndërkaq, ambasadori i OSBE-së Michel Davenport ka premtuar se rasti do të zbardhet përmes Këshillit lokal për siguri. Në bisedën për çështjet e tjera të rëndësishme në arsim, zëvendëskryeministrja Emilija Redžepi ka kërkuar që të përshihen edhe përfaqësuesit e komuniteteve pakicë në Grupin punues të cilin e ka OSBE-ja e ka themeluar me Ministrinë e arsimit.

Poashtu, Redžepi ka theksuar se Zyra për komunitete e kabinetit të kryeministrit nuk është funksionale sepse nuk ka Strategji të veprimit, kurse për zgjidhjen e kësaj çështjeje ambasadori ka ofruar ndihmë profesionale për ngritjen e kapaciteteve dhe aftësimin e kuadrit ekzistues.

Ambasadori i OSCE-së poashtu ka kërkuar nga zëvendësja e kryeministrit të Kosovës Emilija Redžepi mbështetje institucionale për kthimin e personave të zhvendosur dhe për këtë e ka marrë zotimin për përkushtimin e qeverisë së Kosovës lidhur me këtë çështje.

Ajo poashtu e ka karakterizuar si ide të mirë propozimin e ambasadorit të OSBE-së për hapjen e drejtimit për Ballkanistikë në universitetin publik të Prishtinës, të cilën e ka pranuar sit ë mirëseardhur dhe ka premtuar se do ta ofrojë mbështetjen institucionale për këtë çështje shumë të rëndësishme.

Kategoritë
LajmeVendi