Protesta kundër luftës në Ukrainë po mbahen në 40 qytete ruse, policia arreston qindra qytetarë

Të paktën 705 persona raportohet të jenë arrestuar në protestat kundër pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Protesta kanë nisur në 40 qytete ruse raporton OVD-Info.

OVD-Info, projekti i pavarur mediatik rus për të drejtat e njeriut që synon të luftojë persekutimin politik, prej vitesh ka dokumentuar goditjet e pushtetit kundër opozitës në Rusi.

Protestat nisën pasi Rusia nisi operacionet ushtarake për të pushtuar Ukrainën.

Rusia hodhi raketa në shumë qytete të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin, Kiev, duke shënjestruar objektet e mbrojtjes ajrore dhe infrastrukturën ushtarake, pak para agimit të së enjtes, ndërsa zbarkoi ushtarët në bregun jugor të vendit. Sulmi filloi menjëherë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi në televizion atë që ai e përshkroi si një “operacion special ushtarak”, të cilin ukrainas thonë se është një pushtim në shkallë të plotë të vendit të tyre, i dyti më i madhi në Evropë.

Kategoritë
BotaLajme