Protesta masive në Australi, 218 të arrestuar

Australia është përfshirë nga protesta masive e të dhunshme pas masave të reja të marra në kuadër të pandemisë së koronavirusit.

Vendi po përjeton valën e tretë të infektrimeve me covid-19, për të këtë arsye autoritetet vendosën mbylljen e dy qyteteve më të mëdha, Sidnej dhe Melbourne, çka solli edhe irritimin e banorëve.

Të paktën 218 persona janë arrestuar dhe 236 të tjerë janë gjobitur pas protestave që u mbyllën pas përplasjeve me policinë.

Për të ulur numrin e protestuesve policia ndaloi transportin privat dhe publik në qendër të qyteteve, por kjo nuk i ndaloi mijrat njerëz që të grumbulloheshin në proitetata kundër masave anti-covid.

Ndaj situatës, ka reaguar  ministri i shëndetësisë, Brad Hazzard. “Ne jemi në një situatë shumë serioze këtu në New South Wales, “. “Nuk ka kohë për të qenë egoistë, është koha për të menduar për komunitetin më të gjerë dhe familjet tuaja.” – tha ai.
Raportohet se për të shpërndarë turmat e irritura është përdorur edhe spray lotesjelljes.

Që prej fillimit të pandemisë, Australia ka shënuar rreth 43,000 raste me COVID-19 dhe 978 vdekje.

Kategoritë
BotaLajme