Protesta në Slloveni, policia ndërhyn me topa uji

Protestuesit të cilët kërkonin të drejta të barabarta si për të vaksinuarit kundër COVID-19 dhe atyre që nuk janë vaksinuar mbanin pankarta “Ndal fashizmit të koronës”

Policia sllovene përdori gaz lotsjellës dhe topa uji gjatë protestës së disa mijëra personave që kundërshtuan masat e ashpra të vendosura për parandalimin e një valë të re të COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit brohorisnin “Liri, liri” dhe u përpoqën të bllokonin një nga rrugët kryesore në veri të Lubjanës mbrëmë vonë, njoftuan mediat.

Protestuesit, të cilët kërkojnë të njëjtat të drejta për ata të vaksinuar kundër COVID-19 dhe ata që nuk janë vaksinuar dhe që kundërshtojnë vendosjen e lejeve të COVID-19, mbanin pankarta me mbishkrimin “Ndal fashizmit të koronës”.

Protesta u mbajt pas pezullimit të imunizimit me vaksinën Johnson&Johnson pas vdekjes së një 20-vjeçareje ndërsa vaksina nuk do të administrohet derisa të përcaktohet nëse ka pasur lidhje me vdekjen e vajzës dhe vaksinës që ajo mori dy javë më parë.

Kjo ka shkaktuar zemërim, veçanërisht në mesin e atyre që kundërshtojnë vaksinimin.

Sipas të dhënave të fundit, pak më shumë se 47 për qind e popullsisë në Slloveni është vaksinuar kundër koronavirusit.

Kategoritë
LajmeRajoni