Protesta të dhunshme Athinë

Një oficer i policisë greke u lëndua rëndë të martën gjatë përplasjes me protestuesit në Athinë, të cilët dolën në rrugë për të protestuar kundër dhunës së policisë.

Sipas medieve të huaja, konflikti ndodhi në lagjen Nea Smyrna të Athinës, dhe polici u godit në qafë me një pishtar ose me një gur, prandaj kolegët e tij formuan një rreth përgjatë tij për ta mbrojtur derisa të vinte ambulanca dhe ta dërgonte atë në spital.

Ndërkohë sipas televizionit shtetëror ERT, sulmuesit me kapuç hodhën kokteje molotovi drejt policisë, që më pas iu përgjigj me gaz lotsjellës.

Autoritetet gjetën një çantë shpine të mbushur plot me kokteje dhe pishtarë.

Disa makina të parkuara u dëmtuan, dhe kontejnerë duke u djegur janë parë mediet sociale.

Kategoritë
BotaLajme