Protesta të dhunshme kundër izolimit, policë të plagosur dhe qindra të arrestuar (foto)

Disa policë u plagosën dhe qindra protestues u arrestuan në Melburn, qyteti i dytë më i populluar i Australisë pas përleshjeve të dhunshme në një marshim kundër izolimit për shkka të shtimit të rasteve me variantin delta.

Oficerët përdorën spraj piper dhe shoqëruan mbi 200 vetë, ndërsa disa qindra pjesëmarrës refuzuan urdhrat e qëndrimit në shtëpi dhe marshuan në periferi të qytetit. Protestat vijnë teksa qyteti po kalon bllokimin e tij të gjashtë që kur filloi pandemia, me shtetin e Victorias që raportoi të Shtunën mbi 500 raste të Covid-19.

Policia tha se gjashtë oficerë u shtruan në spital pasi u goditën me predha dhe u shkelën në përleshjet me turmën prej rreth 700 personash.

“Ajo që pamë sot ishte një grup protestuesish që u mblodhën, jo për të protestuar për liritë, por thjesht për të marrë përsipër dhe për të luftuar me policinë,” tha Komandanti i Policisë së Victoria Mark Galliott për mediet.

Një numër i madh policësh arritën të pengojnë një tubim të ngjashëm në Sidnei, me oficerët që mbizotëruan në një park ku protesta ishte paraparë të dilte. Policia e New South Wales tha se ata arrestuan rreth 20 persona në qytet, kryesisht përmes rrjetit të transportit publik, ndërsa disa të tjerë u arrestuan në tubime më të vogla rreth shtetit.

Australia ndoqi me sukses protokillin deri të shënimin  e rasteve “Covid-zero” duke mbyllur kufijtë ndërkombëtarë dhe kufizuar lëvizjet. Por ardhja e variantit Delta bëri që dy qytetet më të mëdha t’i rikthen izolimit. Autoritetet tani po synojnë një normë vaksinimi prej 70% para se të lehtësojnë më tej bllokimet.

Kategoritë
BotaLajme