Provokimi i radhës nga Vuçiq: Jam krenar që po delegjitimoj shtetësinë e Kosovës, do ta bëj edhe në të ardhmen

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se është krenar që po delegjitimon shtetësinë e Kosovës.

Sipas Vuçiq, këtë do ta bëj edhe në të ardhmen.

“Në Kosovë po shkruajnë se janë të shqetësuar me fushatat që po bëj për të delegjitimuar shtetësinë e Kosovës. Unë jam krenar që delegjitimoj shtetësinë e Kosovës. Unë do të vazhdoj ta bëj këtë” ka thënë Vuçiq.

Presidenti serb ka thënë se Kurti nuk është i interesuar për dialog.

“Kam frikë se atij i pëlqen të flasë më shumë me veten e tij. Ai nuk po duket se është i interesuar për dialog. Besoj se BE nuk dëshiron të mbrojë krimin e organizuar që është i shpërndarë në Kosovë” ka thënë Vuçiq.

Kategoritë
LajmeRajoni