“Provuan çdo rrugë, nga terrori deri në grushtshteti, por nuk mundën të gjunjëzojnë popullin tonë”

Presidenti Recep Tayyip Erdogan mori pjesë në Ceremoninë e Dorëzimit të Medaljeve të Lavdërimit, zhvilluar në Kompleksin Presidencial në Ankara.

“Provuan çdo rrugë, nga terrori deri në grushtshteti, por nuk mundën të gjunjëzojnë popullin tonë. Edhe në të ardhmen nuk do të mund të arrijnë në qëllimet e tyre të ndyra”, tha Erdogan.

Në lidhje me luftën kundër terrorit, Erdogan tha: “Ditën që ne do të bëjmë tolerancën më të vogël në këtë luftë, ata do të dalin përballë nesh me imponime akoma më të këqija se të Sevres.”

“Çdo martir, çdo veteran i yni janë vula e simbolit të pavarësisë dhe të ardhmes tonë” u shpreh Presidenti Erdogan.

“Në vend të sulmeve të jashtme, arsyeja e rrëzimit të selçukëve dhe osmanëve ishin përçarjet e brendshme. Ne nuk do të lejojmë që shteti ynë, që nuk ka mbushur ende 100 vjet të bëhet pre e të njëjti fati”, tha kreu i qeverisë turke.

Erdogan tha se Turqia është e detyruar të jetë e fortë, kurse burimi i kësaj force është unitetit, bashkimi dhe vëllazëria e kombit.

Duke rikujtuar se sot është 106-vjetori i 18 Marsit, Ditës Përkujtimore të Dëshmorëve dhe Fitores së Luftërave Detare të Çanakkalasë, Erdogan tha: “Ne humbëm shumë diell për hir të gjysmëhënës në Çanakkala, por në shkëmbim ne shpëtuam pavarësinë dhe të ardhmen tonë. Luftërat në Çanakkala janë të një rëndësie të veçantë për sa i përket hyrjes në Luftën tonë të Pavarësisë. Nëse në Çanakkala nuk do të ishte arritur ajo fitore historike, ne do të ishim përballur me një katastrofë të madhe.”

Kategoritë
BotaLajme