PSD-ja objekti e kishës në oborrin e UP-së e quan “simbol i shovinizmit”: Bekoi Albin Kurtin

Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD) në objektin e kishës ortodokse në oborrin e Universitetit të Prishtinës e ka vendosur mbishkrimin “simboli i shovinizmit”

Kurse mëngjesin e së premtes në derën e kishës në kampusin e Universitetit të Prishtinës, është vendosur një mbishkrim në gjuhën angleze ku thuhet se “Jezusi urren serbët”, raporton Ekonomia Online.

Përderisa të enjten për herë të parë pas vitit 1998 është mbajtur një liturgji fetare. Siç njoftoi Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit, liturgjia u mbajt nga Peshkopi Teodosije.

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për lirimin e kampusit universitar nga të gjitha objektet e ndërtuara pa leje.

Kategoritë
LajmeVendi