Publicisti që jeton në Zvicër kritikon presidenten Osmani për deklaratën e dhënë për mediet zvicerane

Publicisti Xhemal Ahmeti, i cili jeton në Zvicër, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për deklaratën e dhënë në mediet zvicerane.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje mërgimtarëve të cilët jetojnë në Zvicër që të vaksinohen kundër Coronavirusit, ndërsa ka fajësuar autoritetet zvicerane duke thënë se “e kanë pjesërisht fajin që një pjesë e qytetarëve s’janë imunizuar”.

Postimi i plotë i Ahmetit:

PAS NDERIMIT KAMXHIKUN

Nuk është mirë një shteti që të priti i pari dhe me nderimet më të larta t’i thuash e ke pēr detyrë t’i vaksinosh qytetarët me rrënjë të huaja, gjë që implikon sikur shteti të bëjë seleksionim sipas pasaportave. Pse nuk përgatiteni para se të flisni? Kush u këshillon kështu – e bën me qëllim që t’u degradojë. Madje të vish nga një shtet që i ‘skadojnë vaksinat’ e s’ka potencial t’i japë e ta mësosh tjetrin se duhet t’i jap zor është mendjemadhësi pabrekshe. Paaftësi totale. Diletantizëm. Keq. Zvicra nuk e meritoi këtë sjellje.

Kategoritë
BotaLajme