Publikohen pamjet: Vullnetarët krijojnë rrjeta kamuflazhi për ushtarët ukrainas

Qytetarë të shumtë janë mbledhur për të krijuar rrjeta kamuflazhi për ushtrinë ukrainase.

Në Twitter është publikuar dhe një video teksa vullnetarët po bëjnë këto rrjeta për ushtarët, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Përveç shërbimit të guximshëm të ushtarëve të Ukrainës, civilët në të gjithë vendin po bëjnë gjithçka që munden për të ndihmuar në mbrojtjen e kombit të tyre.

Kujtojmë se takimi mes dy delegacioneve ka filluar, dhe çështjet që po diskutohen janë:

-Armëpushim i menjëhershëm
-Armëpushim
-Evakuimi i civilëve ukrainas

Kujtojmë se rundi i parë i negociatave është zhvilluar më 28 shkurt dhe ka përfunduar pas më shumë se pesë orësh pa ndonjë pikë kthese./Reporteri.net/

Kategoritë
BotaLajme