Publikohet lista për përzgjedhjen e përfitueseve femra për mbështetje financiare

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar listen nga Komisioni vlerësues për përzgjedhjen e përfitueseve për thirrjen për mbështetje financiare për studentet vajza/gra në fushat STEM

Sipas kësaj ministrie bëhet e ditur se në proces të rishqyrtimit janë edhe 156 ankesa.

Postimi i plotë:

Publikohet lista (pjesërisht) e rishqyrtuar nga Komisioni vlerësues për përzgjedhjen e përfitueseve për thirrjen për mbështetje financiare për studentet vajza/gra në fushat STEM, bazuar nga vendimi nr. 3203/2-1K, dt. 08.12.2021 i Komisionit për ankesa të nëpunësve publik dhe ankesave tjera në MAShTI.

Sqarim: Në proces të rishqyrtimit janë edhe 156 ankesa, për të cilat do të njoftoheni me kohë, pas përfundimit të procesit.

Kategoritë
LajmeVendi