Publikohet raporti, ky është numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Gjatë kësaj kohe, në vendin tonë janë regjistruar edhe 7 raste të reja pozitive me koronavirus, shkruan lajmi.net.

Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë shëruar 13 persona të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 428.

Njoftimi i plotë:

26 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 62 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.825.458 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.788 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.226 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 349 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.431.

Në total numri i rasteve aktive është 428.

Kategoritë
LajmeVendi