Publikohet raporti, ky është numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë

IKSHPK-ja ka publikuar raportin e rasteve të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj kohe nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shënuar 14 raste të reja pozitive me koronavirus, shkruan lajmi.net.

Aktualisht në Kosovë janë 497 raste aktive me COVID-19, ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë shëruar 26 persona.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë vetëm 165 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Njoftimi i plotë:

14 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 165 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.824.150 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.750 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 883 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv për COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.168.

Në total numri i rasteve aktive është 497.

Kategoritë
LajmeVendi