Punë holandezësh: si do jetë Porti i ri i Durrësit?

Projekti për portin e ri të Durrësit u prezantua sgjatë një takimi të kryeministrit Rama në zyrën e tij me projektuesit holandezë të kësaj vepre.

E synuar që të jetë porta hyrëse në Ballkanin Perëndimor, projektuesit shpalosën vizionin për portin e ri të, duke konkluduar:

“Porti më vete është vetëm port, por duhet konsideruar si një element i një zinxhiri të tërë logjistik, pra këtu ka mundësi që ju të krijoni një portë hyrëse në Ballkanin Perëndimor”.

Kryeministri Rama tha se qëllimi ishte pikërisht transformimi i infrastrukturës së vjetër në një port model si një ndër shtyllat e vizionit Shqipëria 2030.

Kryeministri Rama tha se qëllimi ishte pikërisht transformimi i infrastrukturës së vjetër në një port model si një ndër shtyllat e vizionit Shqipëria 2030.

“Saktësisht ky ishte qëllimi, prandaj qysh prej fillimit e pamë që porti aktual ishte një rrëmujë e tërë, ndoste, nuk kishte kapacitete për t’u zgjeruar, nuk kishte lidhje, nuk kishte asgjë. Ndërkohë që porti i ri ka potencial, ka kapacitete dhe na bën portën hyrëse në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, u Rama, duke shtuar  “zgjatimi i Portit të thatë në Prishtinë është kryevepër”.

Kategoritë
LajmeRajoni