Punëtorët e Feronikelit protestojnë para Qeverisë

Punëtorët e Feronikelit po protestojnë para objektit të Qeverisë së Kosovës

Ata kanë thënë se po protestojnë për shkak të mungesës së interesimit nga ana e qeverisë për gjendjen e rreth 1,000 punëtorëve të kompanisë, të cilët që nga 8 tetori janë të papunë.

Ata kanë kërkuar trajtim serioz institucional të kësaj çështjeje për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë.

Kategoritë
LajmeVendi