Punëtorët e KEDS’it që kërkuan ngritje të pagave thonë se menaxhmenti u ofroi rritje vetëm 30 euro, paralajmërojnë greva

Federata Sindikale e Punëtorëve Elektrokosova ka njoftuar se menaxhmenti i KEDS’it u ka ofruar rritje të pagës për 30 euro, ani pse kërkesa e tyre ka qenë për 100 euro, raporton Express.

Nga FSPE’ja e kanë konsideruar këtë ofertë të papranueshme, duke thënë se nuk i përmbush aspak nevojat e punëtorëve.

Nëse s’do të ketë rritje prej 100 euro në afat prej shtatë ditësh, nga kjo sindikatë paralajmërojnë greva.

“Sot në takim të Kryesisë së FSPE-së me menaxhmentin e ndërrmarrjes, na u ofrua ngritja e pagës për vetëm 30€. Kjo për neve si Kryesi e FSPE-së është e papranueshme për shkak se kjo ofertë e menaxhmentit NUK i përmbushë aspak nevojat e punëtorëve (sidomos në këtë kohë të ngritjes së çmimeve). Ne si kryesi e FSPE-së, në bazë të kërkesës së punëtorëve, kërkuam rritje page në vlerë 100€, dhe kërkuam që kjo të realizohet në afatin kalendarik prej 7 ditësh, në të kundërtën ne do të përgjigjemi me greva”, thuhet në njoftim.

Kategoritë
LajmeVendi