Punimet e fazës 3 të TURKOVAC, vaksinës vendase të Turqisë do të zhvillohen edhe në Kirgistan

“Po bëjmë përpjekje pandërprerë që vaksina jonë vendase të ofrohet në shërbim jo vetëm të popullit tonë por edhe në shërbim të të gjithë njerëzimit”, tha Zv.presidenti i Turqisë, Fuat Oktay.

Zëvendës presidenti i Turqisë, Fuat Oktay tha se kanë rënë dakord me presidentin e Kirgistanit, Sadyr Japarov që punimet e fazës 3 të TURKOVAC, vaksinës vendase të Turqisë kundër COVID-19 të zhvillohen edhe në Kirgistan, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimeve në Kirgistan Zv.presidenti Oktay është kthyer në vend ndërsa në deklaratën për AA lidhur me vaksinën vendase kundër COVID-19 tha se me Japarov kanë zhvilluar bisedime gjithëpërfshirëse dhe se janë dakorduar që punimet e fazës 3 të TURKOVAC, vaksinës vendase të Turqisë kundër COVID-19 të zhvillohen edhe në Kirgistan.

“Po bëjmë përpjekje pandërprerë që vaksina jonë vendase të ofrohet në shërbim jo vetëm të popullit tonë por edhe në shërbim të të gjithë njerëzimit. Uroj të jetë me fat dhe dobi”, theksoi Oktay.

Po bisedohet me shumë vende lidhur me punimet e fazë 3 të TURKOVAC

“Për zhvillimin e punimeve të fazës 3, po vazhdojnë bisedimet me shumë vende kryesisht Pakistanin, Azerbajxhanin, Argjentinën, Kolumbinë dhe Poloninë”, deklaroi Oktay i cili bëri të ditur se me këto punime janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm që vaksina vendase TURKOVAC të jetë një vaksinë e përdorur në të gjithë botën dhe që ajo të fitojë cilësinë ndërkombëtare.

“Me këtë përvojë që kemi fituar me vaksinën tonë vendase TURKOVAC, ne do të përparojë me shpejtësi në kuptimin ndërkombëtar edhe për punimet tona të vaksinave të tjera vendase. TURKOVAC po afrohet gjithnjë e më shumë në fazën e aplikimit për miratimin e përdorimit urgjent. Në anën tjetër edhe vaksina jonë në llojin VLP ka arritur në fazën e aplikimit të fazës 3”, tha Oktay duke shtuar se:

“Në anën tjetër vazhdojnë punimet tona për rritjen e kapacitetit për prodhim në seri. Institucionet tona përkatëse ofrojnë mbështetje teknike dhe financiare për rritjen e kapaciteteve dhe punojnë ngushtë me kompanitë tona të sektorit privat që aktualisht kanë kapacitet prodhues të vaksinave”.

Kategoritë
BotaLajme