Putin, Aliyev dhe Pashinyan do të diskutojnë në Moskë çështjen e Malësisë së Karabakut

Në takim pritet të diskutohet për zbatimin e deklaratës së përbashkët të tre liderëve nga takimi i mbajtur më 10 nëntor vitin e kaluar për Malësinë e Karabakut si dhe hapat që do të ndërmerren për zgjidhjen e problemeve aktuale në rajon.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan do të takohen nesër në Moskë për të diskutuar çështjen e Malësisë së Karabakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga shërbimi për shtyp i Kremlinit, thuhet se takimi trepalësh Putin-Aliyev-Pashinyan më 11 janar do të zhvillohet me iniciativë të presidentit rus.

Në takim bëhet e ditur se do të diskutohet për zbatimin e deklaratës së përbashkët të tre liderëve nga takimi i mbajtur më 10 nëntor vitin e kaluar për Malësinë e Karabakut si dhe hapat që do të ndërmerren për zgjidhjen e problemeve aktuale në rajon.

Gjithashtu në deklaratë informohet se në takim do të vlerësohen edhe çështjet për tregëtinë, ekonominë, ndihmën ndaj popullatës së dëmtuar nga konfliktet në rajon, si dhe hapjen dhe zhvillimin e lidhjeve të transportit.

Po ashtu bëhet e ditur se është parashikuar që Putin të zhvillojë edhe takime të ndara me Aliyev dhe Pashinyan.

Kategoritë
BotaLajme