Putin feston ditëlindjen, urimi i Vuçiç, e fton në Serbi

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, feston sot ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte një urim nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit i dërgoi një mesazh urimi përmes të cilit i uroi shëndet dhe shumë mundësi të reja për përparim personal dhe profesional.

Në mesazh Vuçiç gjithashtu shpreson të ketë mundësinë të presë presidentin Putin në Serbi së shpejti, në mënyrë që të “vazhdojnë bisedimet konstruktive dhe sipas tij gjithmonë kuptimplota”.

Gjatë Samitit të djeshëm Vuçiç ka lavdëruar lidhjet e tij me Kremlinin për mbrojtjen e vendit të tij nga kriza e energjisë në samitin e Brdo me udhëheqësit e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.   Kujtojmë se më herët Putin e ka mbështetur politikën e Serbisë për Kosovën, me fjalët se për Moskën është e pranueshme vetëm një marrëveshje me të cilën dakordohed edhe Beogradi. Putin dhe Vuçiç shpesh kanë biseduar edhe për raportet mes Rusisë dhe Serbisë, forcimin e marrëdhënieve tregtare dhe investimet ruse në Serbi.

Kategoritë
BotaLajme