Putin: Forcat parandaluese ruse të vendosen në pozicionin e misionit të posaçëm luftarak

Forcat parandaluese të ushtrisë ruse përfshijnë edhe armët bërthamore dhe raketat hipersonike.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin urdhëroi Ministrinë e Mbrojtjes që të vendosë forcat parandaluese të ushtrisë ruse në pozicionin e misionit të posaçëm luftarak.

Putin zhvilloi një mbledhje me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergey Shoygu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, Valeriy Gerasimov. Në fillim të takimit Putini tha se Perëndimi ka kryer veprime që nuk janë miqësore në marrëdhëniet me Rusinë.

“E kam fjalën për sanksione të paligjshme në fushën ekonomike. Edhe zyrtarët e nivelit të lartë të NATO-s bëjnë deklarata agresive kundër vendit tonë. Për këtë arsye urdhëroj shefin e Shtabit dhe ministrin e Mbrojtjes që të vendosin forcat parandaluese të ushtrisë ruse në pozicionin e misionit të posaçëm luftarak”, tha Putin.

Forcat parandaluese të ushtrisë ruse përfshijnë edhe armët bërthamore dhe raketat hipersonike.

Kategoritë
BotaLajme