Putin: Në negociatat me Ukrainën ka zhvillime pozitive

Presidenti rus Vladimir Putin tha se ka disa zhvillime pozitive në procesin e negociatave me Ukrainën.

Putin, i cili u takua me Presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko në Kremlin, në Pallatin Presidencial, tha në një deklaratë për shtypin në pjesën e hapur të takimit të tij: “Unë patjetër do t’ju informoj për situatën në Ukrainë dhe mbi të gjitha se si negociatat, të cilat zhvillohen thuajse çdo ditë, aktualisht po ecin. Sipas asaj që më thanë negociatorët nga ana jonë, ka disa ndryshime pozitive. Unë do t’ju tregoj të gjitha për to më në detaje.”

Ushtarët rusë filluan një sulm në Ukrainë më 24 shkurt.

Që atëherë, delegacionet e të dyja palëve ishin ulur 3 herë në tryezën e bisedimeve.

Kategoritë
BotaLajme